Mot i paqëndrueshëm sot: Vranësira, reshje shiu dhe mundësi për breshër

0
99

Sot parashikohet të mbajë mot i ndryshueshëm, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve me diell. Gjatë ditës, sidomos në orët e pasdites, priten rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, ndërsa në disa zona nuk përjashtohet as mundësia e shfaqjes së breshrit, shkruan 04 Online.

Era do të jetë aktive në drejtime të ndryshme, me intensitet të lartë në periudha të caktuara, ku shpejtësia e saj do të variojë nga 10 deri në 60 km/h.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 8°C deri në 10°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten nga 16°C deri në 21°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here