Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht i vranët gjatë orëve të mëngjesit, me mundësi për reshje të izoluara bore në disa zona.
Gjatë ditës parashikohen alternime të vranësirave me periudha kthjellimesh, ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes priten reshje lokale, kryesisht në formë shiu. Zonat e Rrafshit të Dukagjinit do të jenë më të prekura nga këto reshje, por në disa rajone, varësisht nga temperaturat, nuk përjashtohet mundësia që reshjet të jenë edhe në formë bore.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi prej 10 deri në 26 km/h.
Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë, ku minimalet do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 3 deri në 7 gradë Celsius./04 Online














































