Sot mbi territorin e Kosovës do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të herëpashershme dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje të pakta lokale të shiut pritet të bien kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, ndërkohë që pjesa tjetër e vendit do të mbetet kryesisht e thatë, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga juglindja me një shpejtësi mesatare prej 10-30 km/h, duke ndikuar në ndjesinë termike gjatë ditës.
Sa i përket temperaturave, pritet një rritje e lehtë krahasuar me ditët e mëparshme:
🌡️ Minimalet: 0°C deri në 2°C
🌡️ Maksimalet: 9°C deri në 12°C
Pavarësisht reshjeve të mundshme, dita do të karakterizohet nga një stabilitet i lehtë atmosferik, ndërsa tendencat për ditët në vijim sugjerojnë një përmirësim gradual të kushteve meteorologjike./04 Online