Sot vendi do të përballet me një mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe intervalet me diell do të ndërthuren gjatë gjithë ditës. Që nga orët e para të mëngjesit, reshjet lokale të shiut do të jenë të pranishme, ndërsa gjatë ditës parashikohen edhe rrebeshe më intensive të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, shkruan 04 Online.
Në disa zona ekziston mundësia për reshje breshëri, veçanërisht në orët e pasdites. Ky destabilizim atmosferik vjen si pasojë e masave ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme që kanë përfshirë rajonin.
Era do të jetë e ndryshueshme në drejtim, por herë pas here pritet të marrë intensitet të lartë, me shpejtësi që mund të arrijë nga 15 deri në 60 kilometra në orë, duke krijuar kushte jo të favorshme për aktivitete në natyrë.
Temperaturat do të sillen ndërmjet 8 dhe 10°C në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë maksimumin nga 17 deri në 20°C./04 Online