Dita e sotme do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Sipas parashikimeve, gjatë orëve të para të 24-orëshit priten reshje lokale shiu, të cilat në disa zona mund të paraqiten edhe në formë rrebesheve afatshkurtra.
Gjatë ditës do të ketë vranësira të shoqëruara me intervale të shkurtra me diell, ndërsa reshjet e izoluara lokale do të vazhdojnë herë pas here, me mundësi që në orët e mëvonshme të intensifikohen lehtë.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme. Në orët e para të ditës, ajo pritet të jetë mjaft e fuqishme në rajonin e Prishtinës, me shpejtësi prej 20 deri në 60 km/h, ndërsa gjatë mëngjesit do të shënojë rënie të intensitetit në shkallë vendi.
Temperaturat minimale do të sillen nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 13 gradë Celsius./04 Online














































