Mot i paqëndrueshëm sot: Reshje shiu në mbrëmje, borë në zonat malore

0
58

Sot në vend parashikohet mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale të herëpashershme me diell gjatë ditës. Sipas parashikimeve, gjatë pasditës dhe sidomos në orët e mbrëmjes, vranësirat do të shtohen dhe pritet të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonat malore, reshjet do të jenë në formë bore, ndërsa lokalisht shiu mund të jetë më intensiv, duke u shfaqur edhe si rrebeshe afatshkurtra.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here do të jetë mjaft e fuqishme në disa zona, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 15 deri në 46 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 8 deri në 12°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here