Mot i paqëndrueshëm sot në Kosovë, intervale me diell dhe reshje të mundshme shiu

0
87

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e sotme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por me mundësi për intervale të shkurtra me diell gjatë ditës, shkruan 04 Online.

Sipas IHK-së, vranësirat, në disa zona, mund të sjellin riga të izoluara shiu, duke ndikuar në paqëndrueshmërinë e kushteve atmosferike.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me intensitet të lehtë deri mesatar./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here