Mot i paqëndrueshëm sot: Diell në mëngjes, rrebeshe dhe rrufe pasdite

0
118

Sot pritet një ditë me mot të ndryshueshëm në vend. Orët e para të mëngjesit do të karakterizohen nga diell dhe vranësira të lehta, por situata pritet të ndryshojë gjatë ditës, shkruan 04 Online.

Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin zhvillim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Në disa zona, reshjet mund të jenë më intensive, duke ndikuar edhe në qarkullimin dhe aktivitetet në natyrë.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe në zonat ku parashikohen zhvillime të vranësirave, ajo pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi që mund të arrijë nga 17 deri në 55 km/h./04 Online

Temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta, duke lëvizur nga 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të shënojnë vlera mes 19 dhe 22°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here