Mot i paqëndrueshëm sot

0
62

Sot parashikohet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Gjatë ditës nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara shiu, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes pritet intensifikim i reshjeve me karakter lokal. Në zonat e larta malore reshjet do të jenë në formë bore.

Gjatë kësaj periudhe pritet edhe depërtimi i grimcave të pluhurit saharian, çka do të ndikojë që reshjet e shiut të jenë të përziera me baltë. Në viset malore, për shkak të këtij fenomeni, pritet të bie e ashtuquajtura “borë e kuqe”.

Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes dhe herë pas here do të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës, me theks të veçantë në rajonin e Prishtinës. Shpejtësia e erës pritet të arrijë nga 17 deri në 70 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shënojnë vlera nga 9 deri në 12 gradë Celsius./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here