Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së enjte në Kosovë dhe rajon

0
52

Të enjten, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, por me prani të vranësirave të shpeshta gjatë ditës. Në disa zona, kryesisht në viset malore të jugut dhe lindjes, këto vranësira pritet të sjellin riga dhe rrebeshe lokale shiu, shkruan 04 Online.

Temperaturat do të mbeten të ngjashme me ditët e mëparshme, me atë maksimale që pritet të arrijë deri në 27°C.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të herëpashershme, pa ndryshime të theksuara në temperatura./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here