Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, duke shënuar një prej ditëve më të ngrohta të javës. Temperaturat pritet të jenë të larta që në orët e paradites, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë kulmin në mesditë dhe pasdite, shkruan 04 Online.
Sipas të dhënave meteorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16°C, ndërsa ato maksimale pritet të kapin vlerat nga 31 deri në 34°C në shumicën e rajoneve.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit. Në pjesën më të madhe të vendit do të jetë mesatare, por në rajonin e Gjakovës ajo pritet të jetë më e fuqishme, me shpejtësi që herë pas here do të arrijë nga 10 deri në 45 km/h./04 Online