Mot i ndryshueshëm sot: diell, vranësira dhe rikthim i reshjeve gjatë natës

0
63

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa në disa zona mund të ketë edhe reshje të izoluara shiu.

Gjatë orëve të mbrëmjes së vonë, vranësirat do të shtohen gradualisht duke sjellë rikthimin e reshjeve të shiut, ndërsa në viset malore parashikohen reshje bore.

Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit, me intensitet të ndryshueshëm dhe herë pas here mjaft të fuqishëm. Rajoni i Gjakovës pritet të jetë më i ekspozuari ndaj erërave, ku shpejtësia mund të arrijë nga 15 deri në 55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 9 deri në 13°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here