Mot i ndryshueshëm në Kosovë dhe rajon, temperaturat në rritje

0
48

Sot në Kosovë parashikohet mot me vranësira dhe herë pas here intervale kohore me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, me ngrica lokale, ndërsa gjatë ditës pritet rritje graduale e temperaturave. Vlerat minimale do të zbresin deri në -3°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 12°C.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me erëra jugore. Lokalisht do të ketë intervale me diell, ndërsa në ndonjë rajon mund të ketë reshje të dobëta dhe të izoluara. Temperaturat do të shënojnë rritje në të gjithë rajonin.

Nga e mërkura, moti pritet të jetë jo i qëndrueshëm, por relativisht i ngrohtë. Do të ketë vranësira, intervale me diell dhe erëra nga jugu e jugperëndimi, ndërsa në mbrëmje priten reshje më të theksuara shiu në Shqipëri.

E enjtja pritet të sjellë mot me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu, ndërsa borë parashikohet vetëm në zonat e larta malore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here