Mot i ftohtë dhe vranësira gjatë ditës, temperaturat zbresin deri në -5°C

0
55

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të ulëta, të cilat do të jenë më të theksuara gjatë orëve të mëngjesit. Gjatë ditës, këto vranësira pritet të tërhiqen gradualisht, duke krijuar kushte për intervale më të gjata me kthjellime. Megjithatë, në jug të vendit vranësirat mund të mbeten të pranishme deri në orët e vona të pasdites apo edhe gjatë mbrëmjes.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe lindjes, me shpejtësi që do të luhatet nga 10 deri në 33 km/h, duke sjellë ndjesi më të theksuar të të ftohtit.

Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtejshme. Vlerat minimale pritet të zbresin nga -5 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 1 deri në 6°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here