Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë pasdites pritet të dendësohen, duke gjeneruar reshje të pakta lokale shiu, kryesisht në perëndim, veriperëndim dhe veri të vendit.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C.
Ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C.