Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të herëpashershme bore, veçanërisht në viset më të larta, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, duke arritur shpejtësi nga 15 deri në 37 km/h, çka mund të krijojë ndjesi më të ftohtë se sa tregojnë termometrat.
Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin mes -1 dhe 4°C. Në disa zona, sidomos në ultësira, temperaturat mund të qëndrojnë më pranë zeros gjatë gjithë ditës.
Kushtet e motit mund të ndikojnë në qarkullimin rrugor, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar për ngasësit dhe këmbësorët./04 Online