Mos u fshihni pas FMN-së për Trustin, gabim i madh nëse nuk kalon

0
307

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se mbledhja dështoi në mungesë të kuorumit.

Ai tha se fatkeqësisht se këtë javë nuk do të ketë seancë të re ku do të mund të diskutohej për ligjin për Trustin.

Ai ka thënë se qeveria është kundër Trustit por që presin që të ketë ndonjë ide apo opsion që të kalojë Trusti.

“Nuk është mirë të fshihen pas Fondit Monetar për trustin. Janë pjekur kushtet për 30 për qind, përndryshe është gabim shumë i madh nëse nuk kalon”, tha Tahiri.

Gjatë deklarimit të tij pas mbledhjes së kryesisë, ai tha se vizita e Kurtit në SHBA ishte turistike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here