Mos i kombinoni kurrë këto ushqime, sepse rrezikoni jetën tuaj

0
385

Bananet, perimet e gjelbërta, qitroja dhe qumështi janë disa prej ushqimeve më të shëndetshme të ushqimit tonë, përveç në rastet kur marrim ilaçe.

Këshillat mjekësore më të përsëritura janë që ilaçet nuk duhen përzier me alkol ose kafe, por së fundmi këshillohet që njerëzit që pijnë ilaçe të mos konsumojnë edhe disa nga produktet e lartpërmendura.

Këto ushqime ua vështirësojnë punën ilaçeve për të dhënë efektin e duhur. Madje në raste jo të pakta shkaktojnë edhe efekte anësore të rrezikshme.

Ato kanë përbërës që mund të ndikojnë për keq në proceset e metabolizmit të trupit.
Gjeni më poshtë një listë të ushqimeve që duhen shmangur gjatë periudhës së marrjes së ilaçeve.
Bananet

Ky frut ka përmbajtje të lartë kaliumi dhe si rrjedhojë mund të ndërhyjë në efikasitetin e ilaçeve për tensionin e gjakut. Kjo pasi kështu do të merrni sasi të tepërt kaliumi dhe tensioni do të ulet përtej pritshmërisë së mjekimit.
Nëse doni të rregulloni tensionin e lartë të gjakut dhe të ndihmoni zemrën, mos konsumoni banane në të njëjtën periudhë që konsumon ilaçet e uljes së tensionit.
Qitro

Mëngjesi është koha ideale për të pirë lëngun e qitros për ata që e duan të shtrydhur ose për të ngrënë frutin për ata që e duan të plotë.

Nëse jeni duke marrë ilaçe për uljen e kolesterolit, duhet të hiqni dorë nga qitroja sepse ky frut manipulon procesin e metabolizmit të mjekimit.

Statinat që përdoren për uljen e nivelit të kolesterolit kanë një kundërveprim më të madh kur bien në kontakt me përbërësit e qipros.

Fruti bllokon enzimat e nevojshme të mëlçisë dhe minimizon efektet e pritura të medikamentit. Qitroja duhet anashkaluar edhe kur njeriu merr antibiotikë, tregojnë studiuesit.
Qumështi

Nëse jeni duke marrë antibiotikë ose medikamente të tjera për osteoporozën, nuk duhet t’i shoqëroni ato me qumësht.

Kalciumi i qumështit ndërhyn me ilaçet dhe i pengon ato të japin efektin e duhur. E njëjta këshillë vlen edhe për produkte si djathi dhe kosi që duhen shmangur nëse merr tetraciklinën, ciprofloaksinën dhe alendronatin.

Qumështi, djathi dhe kosi e veshin stomakun me një shtresë kalciumi që pengon përthithjen e ilaçit nga trupi.

Spinaqi dhe jeshillëqet e tjera

Nëse merrni hollues gjaku apo ilaçe për çrregullimin e zemrës, atëherë barishtet e gjelbra duhen shmangur sepse ndikojnë negativisht.

Ilaçi më popullor që parandalon trombozën në gjak është varfarina.
Spinaqi ka shumë vitamin K1 dhe varfarina bllokon Vitaminën K1 duke mos patur më pas asnjë efekt në hollimin e gjakut.

Kjo gjë ndodh vetëm në rastin e varfarinës ndërkohë që me aspirinën nuk janë shënuar raste të kundërveprimit me perimet të gjelbëra.
Kafeja

Nëse vuani nga azma, atëherë duhet të shmangni kafenë. Kjo sepse efektet anësore të saj shkaktojnë nervozizëm, ankth, dridhje dhe çrregullim të rrahjeve të zemrës.
Një studim i Ohio State University tregoi që kafeja rrit shanset për dështim të nënave shtatzëna në tetë javët e para të shtatzanisë.
Studiuesit treguan që 28% e 172 grave shtatzëna që morën pjesë në studim dhe që pinin dy kafe në ditë rrezikuan humbjen e fëmijëve të tyre.
Alkooli

Në pothuaj të gjitha përshkrimet e një ilaçi këshillohet shmangia plotësisht e alkolit.
Ky i fundit shton presionin ndaj mëlçisë që është edhe përpunuesi më i madh në trup.
Çfarëdo gjëje të fusësh në gojë, shkon përmes mëlçisë.

Ndaj kombinimi i alkolit me ilaçet rrënon funksionet e trupit. Gjithashtu çon një nivel më të lartë dhe më të rrezikshëm të medikamentit në gjak. Si rrjedhojë ilaçi shkakton më shumë dëme se sa të mira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here