Morata e dërgon në qiell Yamalin: S’kam parë asnjëherë futbollist si ai

0
79

Sulmuesi spanjoll i Milanit, Alvaro Morata, është i bindur se bashkëkombësi i tij, Lamine Yamal, mund të bëjë histori në futboll. Morata në një intervistë për “The Athletic”, ka deklaruar se mjaftoi vetëm një seancë stërvitore për të kuptuar talentin e jashtëzakonshëm të Yamalit.

“Çdo 20 apo 30 vjet dalin futbollist si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Për mua, Lamine mund të bëjë histori. Mjaftoi një seancë stërvitore për të kuptuar se Yamali është ndryshe nga të tjerët. Ai është i jashtëzakonshëm. Nuk kam parë kurrë një lojtar si ai. Jam i bindur nëse ai nuk bëhet lojtari më i madh në historinë e Spanjës, ai patjetër do të jetë njëri prej më të mirëve”, ka thënë Morata.

Sulmuesi i Barçës, Yamal më 28 tetor e fitoi edhe Trofeun “Kopa” në ceremoninë Topi i Artë. Ky trofe i ndahet futbollistit më të mirë të ri.

17-vjeçari Yamal konsiderohet prej talenteve më të mëdhenj në historinë e klubit të Barcelonës. Spanjolli Yamal ka shfaqur cilësitë e tij që nga edicioni i kaluar.

Këtë edicion, Yamali së bashku me Raphinhan dhe Robert Leëandoëskin janë duke kaluar formë mjaftë të mirë nën urdhërat e trajnerit, Hansi Flick.

Morata dhe Yamal fituan Evropianin me Spanjën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here