Momenti kur zjarrfikësit dhe urgjenca nxjerrin të gjallë personin i cili ra në një bunar në Shirokë

0
288

Një person sot gjatë ditës së premte aksidentalisht ka rënë në bunar.

SuharekaOnline mëson se sot gjatë ditës së premte një person i moshuar në Shirokë të Suharekës ka rënë në një bunar, ku sipas burimeve të redaksisë thuhet se për nxerrjen e personit nga bunari ka intervenuar Urgjenca dhe Zjarrfikësit e Suharekës.

Mjeku kujdestar në Urgjencën e Suharekës, Ilir Sopaj për SuharekaOnline e ka konfimuar rastin në fjalë duke treguar se personi i cili ka rënë në bunar ka pësuar lëndime në kokë dhe se i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Poashtu, Sopaj tregon se nga Spitali i Prizrenit viktima është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit kanë publikuar fotografi nga momenti kur kanë arritur ta nxjerrin të gjallë një person që kishte rënë në bunar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here