Momenti kur ushtria ukrainase bën shkrumb e hi konvojin e tankeve ruse në Donbas

0
339

Një video e filmuar nga ajri me dron nga ushtria ukrainase, shfaq momentin kur brigada e 54-të e motorizuar e forcave të armatosura ukrainase, shkatërrojnë konvojin e tankeve ruse diku në rajonin e Donbasit.

Gjithçka dukej në rregull me tanket që lëviznin në një fushë, kur befasisht ranë në pritë të ushtrisë ukrainase e cila filloi t’i godasë një nga një – duke i bërë shkrumb e hi, transmeton Telegrafi.

E kjo nuk është videoja e vetme që shfaq artilerinë e ushtrisë ukrainase që po tregohet shumë e fuqishme për ushtrinë ruse, e cila filloi pushtimin e Ukrainës gjatë 24 shkurtit.

Madje ata prej asaj dite nuk kanë kursyer asgjë – duke bombarduar ndërtesat kolektive, shkollat, spitalet e teatrot, ku si pasojë ka shumë civilë ukrainas janë vrarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here