Pasi Turqia ra dakord që Finlanda të anëtarësohet në NATO, sot kjo do të ndodhë zyrtarisht. Këtë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Rusia ka thënë se do të forcojë mbrojtjen e saj pranë kufirit të saj prej 1,300 km me Finlandën, pasi sekretari Stoltenberg, njoftoi se vendi nordik do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës së mbrojtjes transatlantike të martën.
Turqia ratifikoi kërkesën e Finlandës, por Turqia dhe Hungaria vazhdojnë të kundërshtojnë aplikimin e Suedisë.
“Ne do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s”, shtoi ai.
Ankaraja dhe Helsinki do t’i dorëzojnë tekstet e tyre zyrtare sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, të martën, në të cilën pikë Finlanda do të bëhet anëtare e NATO-s, tha Stoltenberg, duke e përshkruar momentin si “historik”.