Moment epik, 10 vjeçari e shpëton nënën e tij nga mbytja në pishinë

0
343

Gavin Keeney, 10 vjeçari nga Oklahoma është një hero i vërtetë. Kamerat e shtëpisë kanë kapur momentin kur ai e shpëtoi nënën e tij nga mbytja në pishinë.

Lori Keeney tha se të dy po kalonin një “mëngjes të mrekullueshëm” kur vendosi të notonte në pishinë, shkruan Indeksonline.

Keeney vuan nga epilepsia dhe sëmundja e ka kapur pikërisht në momentin e hedhjes në pishinë. Gavin, i cili ishte në verandë, tha se dëgjoi një zë të çuditshëm dhe më pas e vërejti nënën e fundosur në pishinë.

Ai vrapoi u hodh në pishinë dhe arriti ta nxjerrë në shpejtësi nënën mbi ujë duke shpëtuar jetën e saj. Departamenti i Policisë së Kingston i ka dhënë 10 vjeçarit një çmim për guxim./Indeksonline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here