Emri Muhammad është në krye të listës si më i përzgjedhuri për prindërit që u vendosin emrat djemve të tyre në Angli dhe Uells vitin e kaluar, me më shumë se 4.600 djem të regjistruar me këtë emër.
Emri ka qenë ndër 10 emrat më të popullarizuar për djem që nga viti 2016, por tani ka tejkaluar emrin e mëparshëm më të popullarizuar – Noah. Oliver ishte i treti në renditjen e emrave për vitin 2023 në Angli dhe Uells.
Për vajza, Olivia ka mbetur emri më i popullarizuar për të tetin vit radhazi, me Amelia dhe Isla si emrat e dytë dhe të tretë më të popullarizuar./The Guardian