Mohamed Salah vazhdon të hyjë në historinë e Liverpoolit, bëhet golashënuesi i katërt më i mirë

0
35

Në ndeshjen e tij të 373-të për klubin dje, sulmuesi egjiptian Mohamed Salah shënoi golin e tij të 228-të dhe të 229-të duke realizuar një dopietë kundër Tottenham Hotspur.

Me këtë arritje, Salah e kaloi legjendën Billy Liddell, i cili përfundoi karrierën e tij me Liverpool-in me 228 gola nga 534 paraqitje mes viteve 1946 dhe 1960.

Rekordi i jashtëzakonshëm i Salah që kur mbërriti në Merseyside në vitin 2017 përfshin:

  • 170 gola në Premier League
  • 44 gola në Ligën e Kampionëve
  • 6 gola në FA Cup
  • 5 gola në Europa League
  • 3 gola në League Cup
  • 1 gol në Community Shield

Tani, vetëm tre lojtarë kanë shënuar më shumë gola për Liverpool-in se numri aktual 11: Ian Rush (346), Roger Hunt (285) dhe Gordon Hodgson (241).

Golashënuesit më të mirë të Liverpool-it në histori

  1. Ian Rush – 346
  2. Roger Hunt – 285
  3. Gordon Hodgson – 241
  4. Mohamed Salah – 229
  5. Billy Liddell – 228
  6. Steven Gerrard – 186
  7. Robbie Fowler – 183
  8. Kenny Dalglish – 172
  9. Michael Owen – 158
  10. Harry Chambers – 151

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here