Mohamed Salah do të vazhdojë të shkëlqejë në “Anfield”! Sulmuesi egjiptian ka rinovuar kontratën me Liverpool deri në vitin 2027, duke i dhënë fund thashethemeve për një largim të mundshëm drejt Lindjes së Mesme, shkruan 04 Online.
Ky është një lajm i madh për “The Reds”, që sigurojnë një nga lojtarët më vendimtarë të Premier League në dekadën e fundit. Salah, golashënuesi kryesor i klubit dhe një nga ikonat e tij, mbetet pjesë qendrore e projektit sportiv të Liverpool.
Pavarësisht ofertave të majme nga Arabia Saudite, egjiptiani zgjodhi të qëndrojë në elitën e futbollit europian, duke vënë përpara pasionin dhe garën.
Liverpool konfirmon që vazhdon të ndërtojë të ardhmen me një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.
Salah nuk ka thënë fjalën e fundit – e ardhmja mbetet e kuqe./04 Online