Në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube, Real Madridi barazoi 1:1 ndaj skuadrës saudite Al Hilal, në një përballje që solli jo vetëm emocione në fushë, por edhe momente respekti nga tribuna, shkruan 04 Online.
Në pjesën e dytë të takimit, trajneri Xabi Alonso vendosi të aktivizojë mesfushorin legjendar kroat, Luka Modric. Me të hyrë në fushë, stadiumi shpërtheu në duartrokitje dhe brohoritje, duke reflektuar vlerësimin që Modric gëzon në mbarë botën e futbollit. Madje, disa tifozë të Al Hilalit u ngritën në këmbë për ta përshëndetur me respekt 38-vjeçarin.
Ky mund të jetë një nga paraqitjet e fundit të Modricit me fanellën e Real Madridit. Kontrata e tij skadon në fund të këtij muaji dhe burime të afërta me klubin raportojnë se ai është shumë pranë një marrëveshjeje me skuadrën italiane Milan.
Modric, një ndër figurat më të ndritura të gjeneratës së fundit të Real Madridit, po largohet nën vëmendjen dhe duartrokitjet e mbarë botës së futbollit – një lamtumirë e denjë për një legjendë./04 Online