Moderatorja e njohur Bora Zemani feston sot 32- vjetorin e lindjes. Urimet për të janë të pafundme, por i pari dhe ai që tërhoqi të gjithë vëmendjen e ndjekësave, ishte pa dyshim i partnerit të saj, Donaldit.
Përmes një instastory aktori dhe moderatori kishte zgjedhur një foto të Borës mbi të cilën shkruante: “Për ty botën! 100!”
Viti 2023 ishte mjaftë pozitiv për çiftin, pasi kujtojmë edhe njëherë se ata sapo kanë nxjerrë në treg filmin e tyre të parë, si dhe marrëdhënia e tyre mori një tjetër kuptim, pasi moderatorja mori dhe propozimin për martesë nga Donaldi.
Bora Zemani është nënë e një djali, Arborit, i cili sa më shumë rritet, aq më tepër shihet të jetë suporti kryesor i nënës së tij.