Opozita, pa një kauzë të re, të qartë, fleksibile (për interesat qytetare e ato kombëtare) dhe me alibi të shtuar mobilizuese, vetëm sa do e ndihmoj “mirëmbajten” e qeverisë aktuale.
Është diku një thënie që (tashmë s’po më kujtohet) përafërsisht i përgjigjet situatës sonë aktuale politike, ku përafërsisht thuhet; “Rëniet që nuk më mbysin, vetëm sa do më bëjnë më të fuqishëm”!
Edhe AAK-ja, nëse nuk i peshon mirë e me argumente veprimet dhe iniciativat e saja në skenën politike kosovare, lëre që e fuqizon pozitën e qeverisë aë Albin Kurtit, por, shumë lehtë edhe mund ta ripërsëritë “historinë” dhe përvojën e ca partive politike që tashmë i takojnë të kaluarës sonë të vonshme politike…
Shkruan: Fadil MALOKU
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online