Mobilizohet QKMF-ja në Prizren pas rritjes së rasteve me COVID-19

0
350

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, ka njoftuar se dy ditët e fundit është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19.

Si rrjedhojë, ai ka kërkuar nga qytetarët që të shtojnë kujdesin e tyre, të respektojnë masat anti COVID, derisa i ka bërë thirrje të gjithë atyre që deri tani nuk janë vaksinuar, ta bëjnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Elezkurtaj njëherit ka kërkuar nga personeli shëndetësorë që të rrisin gatishmërinë për të përballuar një valë të re të infektimeve.

“Pas shumë muajsh me zero raste te regjistruar me covid -19, vetëm dje dhe sot paraqiten 17 raste të reja të monstruar nga personeli i QKMF -së dhe AMF-ve të komunës tonë.
Apelojmë te popullata që ti përmbahen rekomandimeve te institucioneve shëndetsore për mbrojtje kundër covid 19.
I lutemi të gjithë personave të pavaksinuar që ta bëjnë këtë sa më parë.
Kerkojë nga personeli shëndetesor rritjen e gadishmëris për të perballuar sa më lehtë këtë fillim të nje vale të re të mundëshme”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here