Mjeti i ri AI mund të identifikojë me saktësi kancerin

0
46

Doktorë, shkencëtarë dhe hulumtues kanë ndërtuar një model me inteligjencë artificiale që mund të identifikojë me saktësi kancerin dhe thonë se mund të përshpejtojë diagnozën e sëmundjes apo trajtimin e saj, transmeton PcWorld.al.

Kanceri është një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve në mbarë botën sot. Çdo vit 10 milionë njerëz humbin jetën ose 1 në 6 vdekje sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në shumicën e rasteve kurimi i kancerit është i mundur falë zbulimit të tij në fazat e hershme. Një mjet AI dizajnuar nga ekspertët e Royal Marsden NHS, Instituti Kërkimor i Kancerit në Londër dhe Kolegji Imperial mund të identifikojë rritje e pazakontë e një mase gjetur në skanimet CT është kancer.

Algoritmi performon me efikasitet dhe saktësi më të lartë sesa metodat aktuale sipas studimit. Gjetjet janë publikuar në gazetën shkencore BioMedicine.

Ekipi përdori 500 skanime CT me nyje të fryra të mushkërive për të zhvilluar një algoritëm AI. më pas u testuar për të parë nëse përcakton me saktësi nyje kancerogjene.

Në 87 përqind të rasteve modeli AI arriti të identifikonte masat tumoriale. Një sistem i tillë mund të ndihmojë doktorët të marrin vendime më të shpejta për pacientët duke i shpëtuar jetën njerëzve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here