Mjekja: Vajza mos i kruani veshët me thonjtë e gjatë, i dëmtoni

0
234

Mjekja otorinolaringologe, Klodiana Zaharia thotë se vajzat shpesh herë i dëmtojnë veshët duke i kruar me thonjtë e gjatë.

Gjatë verës shtohen edhe infeksionet e veshit për shkak të ujit të pishinave apo të detit.

“Vajzat me shqetësime të veshit nga ngacmimi me thonjtë e gjatë më vijnë në dimër dhe në verë. Mund të ndodhë gërvishtja. Në një moment që ti përpiqesh ta relaksosh, ta kruash ose ta masazhosh, mund të ndodhë që të gërvishtet dhe infektohet,” – u shpreh Zaharia në një intervistë për Euronews Albania.

Problemet e veshëve janë më të shpeshtat veçanërisht tek fëmijët por nuk përjashtohen as të rriturit.

Mjekët bëjnë apel që shqetësimet e veshëve të mos trajtohen në shtëpi, sidomos nga prindërit me fëmijët por t’i dërgojnë ata për vizitë të mjeku pediatër ose ORL, në varësi të problemit që shfaqin.

Po ashtu duhet të tregojnë kujdes edhe kategoria e personave që kanë probleme kronike me sistemin ORL dhe duhet të ruhen paraprakisht.

/04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here