Mjekja dermatologe: Vajzat më kërkojnë korigjime tek vetullat se duken me nerva

0
333

Dermatologia Erion Shehu zbuloi në emisionin “Goodmorning Albanians”, në Euronews, disa nga korrigjimet që klientët e saj i kërkojnë të bëjnë në portretin e tyre.

Shehu tha se shumë zonja ose zonjusha që punojnë në fushën e marrëdhënieve me publikun, i kërkojnë ndërhyrje në pjesën midis vetullave për të pasur një portret sa më të relaksuar dhe mos të duken të zemëruara.

“Më ndodh shumë shpesh që zonja, zonjusha që punojnë në marrëdhënie me publikun më kërkojnë të bëjnë korrigjime në portretin e tyre, pikërisht në këtë pjesën midis vetullave, e cila shpreh zemërim.

Kërkojnë që të duken sa më të relaksuara në kontaktin me klientët e tyre. Edhe ajo çfarë ne paraqesim në të përditshmen tonë në marrrëdhënie pune kërkon një portret relaksues dhe sa më mikpritës.

Ka arsye nga më të ndryshme se pse ne duhet të merremi me klientët”, tha Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here