Teksa pak më shumë se dy javë na ndajnë nga festat e fundvitit, ngrihet alarmi për përdorimin e fishekzjarreve dhe kapsollave.
Ekspertët shprehen se ato kanë potencial të na shkaktojnë dëmtim të dëgjimit në mënyrë të pakthyeshme. Mjekja otorinolaringologe, Anjeza Kuçi thotë se dëmtimi në këto raste është i menjëhershëm, pasi zhurma nga plasja e tyre është tejet e lartë.
“Dëmtimi akut është në rastin e zhurmave të fuqishme që mund të jenë zhurmat plasëse, siç vijnë tani festat dhe shpesh herë në në raste festash apo në gëzime përdorim fishekzjarrët apo kapsollat të cilat japin një dëmtim të nervit të dëgjimit në mënyrë të menjëhershme dhe akute, sepse zhurma shkon mbi 120 db që është zhurma më e fuqishme”, thotë mjekja.
Theksojmë se më të rrezikuar janë fëmijët, të cilët përdorin kapsolla plasëse duke luajtur me shokët e tyre.