Mjegull në mëngjes, ditë më e ngrohtë me kthjellime gjatë pasdites

0
51

Sot pritet që orët e para të 24-orëshit të shoqërohen me ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në formë shiu të ngrirë apo shqote.

Në orët e mëngjesit parashikohen vranësira të ulëta dhe mjegull në disa zona, por këto do të tërhiqen gradualisht gjatë ditës, duke lënë vend për intervale me kthjellime.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, me shpejtësi prej 7 deri në 26 km/h.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, me vlera minimale nga -2 deri në 1°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 8 deri në 10°C./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here