Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për takimin që kanë pasur ditë më parë me misionin faktmbledhës së Këshillit të Evropës, sa i përket situatës me lirinë e medias në Kosovë.
Ambasada ka njoftuar se gjatë këtij takimi kanë pasur biseda të rëndësishme me përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe përfaqësuesve të ambasadave.
“Puna e Misionit të Mbledhjes së Fakteve të Këshillit të Evropës është me rëndësi të madhe në një kohë kur liria e shtypit po bëhet gjithnjë e më e brishtë. Gjermania vazhdon të jetë e përkushtuar për të mbështetur sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias”, thuhet në njoftim.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgermany.in.kosovo%2Fposts%2Fpfbid0ztCo9iNHYEfTRxDR6L7pnVvGZDQfWjMVcdqZqcCEyCosx6mWBwu4NrdKABink8ezl&show_text=true&width=500













































