Mirsad Sinanaj rikthehet në AAK-në e Prizrenit

0
606

Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka bërë të ditur se së bashku me anëtarët e shtabit zgjedhor kanë mirëpritur në shtëpinë e tij të vjetër njërin nga themeluesit e Aleancës në Prizren, Mirsad Sinanajn, shkruan 04 Online.

Krasniqi e ka cilësuar Sinanajn si figurë kyçe të Aleancës, me përvojë dhe integritet të lartë, duke theksuar se riangazhimi i tij i jep forcë dhe frymë partisë në këtë fazë zgjedhore.

Postimi i plotë i Besnik Krasniqit

Sot, së bashku me anëtarët e shtabit zgjedhor, patëm kënaqësinë ta mirepresim në shtëpinë e tij të vjetër njërin ndër themeluesit e Aleancës në Prizren, z. Mirsad Sinanaj.

Mirsadi është ndër figurat kyçe të Aleancës në qytetin tonë, një njeri me përvojë, integritet dhe kontribut të hershëm politik. Riangazhimi i tij në këtë fazë na jep forcë, frymë dhe besim se rruga e drejtë është ajo që ndërtohet me njerëz të qëndrueshëm.

Aleanca është shtëpia e njerëzve që nuk e harrojnë fillimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here