Mirlind Daku lë Kosovën për vazhduar karrierën në kombëtarën e Shqipërisë

0
257

Futbollisti gjilanas, Mirlind Daku, pritet që ti bashkohet kombëtares së Shqipërisë.

Burimet e IndeksOnline, të afërta me futbollistin kanë thënë se Daku ka arritur marrëveshje me krerët e FSHF-së, dhe është duke u marr me rregullimin e dokumenteve.

25-vjeçari kishte qenë pjesë e grupmoshës U21 të Kosovës, ndërsa debutimin me kombëtaren A të “Dardanëve”, Daku e kishte bërë në nëntor të vitit 2020.

Rikujtojmë se Mirlind Daku, ishte pjesë e ekipit suharekas, FC Ballkanit.

Daku në qershor të vitit të 2021 është larguar nga FC Ballkani.

“Kam kaluar një vit e gjysmë shumë të mirë në Suharekë si pjesë e klubit fantastik FC Ballkani. Tani është koha për një aventurë të re, ku do të rikthehem te Osijek pasi huazimi më ka përfunduar.

Dua të ju falënderojë të gjithve për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që ma keni dhënë gjatë kësaj kohe. Faleminderit presidentit Arsim Kabashi, gjithë kryesisë, trajnerëve që kisha, bashkëlojtarëve dhe tifozëve Xhebrailat. Faleminderit dhe mirupafshim Suharekë” kishte shkruar Daku asaj kohe.

Poashut, ai në fanellën e FC Ballkanit u vlerësua si gola shënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës gjatë sezoni 2020/2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here