Miratohen në Kuvend një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare

0
83

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, duke përfshirë marrëveshje financiare dhe kredi për projekte të ndryshme zhvillimore.

Me 81 vota pro, deputetët ratifikuan amendamentet e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian për programet IPA 2017 dhe 2018.

Në të njëjtën seancë, u miratua edhe marrëveshja e kredisë me Bankën Evropiane për Investime për projektin e energjisë diellore në KEK.

Po ashtu, deputetët votuan edhe për kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilat kanë të bëjnë me efiçiencën energjetike dhe trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë.

Ndërkohë, Kuvendi miratoi edhe kredinë nga Fondi Saudit për Zhvillim për projektin rrugor Prishtinë–Mitrovicë.

Në fund, u ratifikua edhe marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për zhvillimin e sektorit financiar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here