Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se kanë caktuar çmimin dhe masat tjera mbrojtëse të produkteve të naftës, me arsyetimin e mbrojtjes së konsumatorit, konkurrencës dhe mënjanimin e çrregullimit të tregut.
Marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë euro centë për litër.
MINT njofton se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ditëve në vijim do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i takon cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës.
Njoftimi i plotë: