Ministrja Gërvalla apelon që të merret më seriozisht kërcënimi i rendit ndërkombëtar

0
180

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se secili shtet, duhet ta marrë shumë seriozisht kërcënimin që i drejtohet rendit ndërkombëtar.

”Nëse ne dështojmë të mbrojmë rendin tonë paqësor botëror, të gjithë mund të përfundojmë përsëri në një epokë lufte, por këtë herë një nivel krejtësisht të ndryshëm, global”.

Këtë kryediplomatja e Kosovës, Gërvalla-Schwarz, e tha për mediumin izraelit Hayom, teksa ka përmendur që vetëm në dy vjetët e fundit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar me luftë, Kosovën disa herë, përcjell klankosova.tv.

”Ndryshe nga shumë, ne e njohim shumë mirë Vuçiqin dhe ministrin e tij të jashtëm Daçiqin. Të dy ishin ndihmësit më të afërt të ‘Kasapit të Ballkanit’, ish-presidentit serb dhe kriminelit të luftës Millosheviç. Vuçiq ishte ministri i tij i propagandës dhe Daçiq ishte dorë e zgjatur e tij gjatë luftës, masakrës dhe mizorive më të rënda ndaj vendit dhe popullit tonë, jo vetëm që nuk kërkuan falje, por edhe publikisht i nderojnë kriminelët e luftës dhe i mohojnë e falsifikojnë ngjarjet”.

Sipas saj, arsyeja që kjo qasje agresive serbe nuk po shndërrohet në konflikt të hapur është frenimi, që siç thotë po e bën Qeveria dhe prania e trupave amerikane në Kosovë. Tutje ajo ka theksuar se vetëm së fundi, Shtetet e Bashkuara i dhanë një paralajmërim të ashpër Vuçiqit, i cili donte të vendoste trupa serbe në Kosovë.

”Kosova, ashtu si Izraeli, është mësuar me kërcënime të vazhdueshme. Kjo nuk përcakton jetën tonë. Ne jemi pjesë e Perëndimit, ndërsa Serbia është përfaqësuese e Putinit”.

”Nuk është perfekte, por ne vazhdojmë të jetojmë jetën tonë dhe të zhvillojmë vendin tonë. Ne në Perëndim duhet të ndërmarrin veprime më vendimtare për t’i sinjalizuar Serbisë se rreshtimi me Rusinë nuk është një e ardhme nëse ajo dëshiron të mbajë lidhjet me Perëndimin dhe të mos kthehet në një kundërshtar të Perëndimit”./klankosova.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here