Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka qëndruar në Prizren.
Ajo është pritur nga kryetarja e gruas së LVV-së në këtë qytet, Nora Fetoshi, dhe kryesia e GVV-së.
Së bashku, kanë vizituar afaristen e njohur nga Prizreni, Fexhrie Kastrati, nga kompania ‘Dage Perde’.
“Kryetarja e Gruas për VETËVENDOSJE! në Qendrën e Lëvizjes në Prizren, Nora Fetoshi së bashku me kryesinë e GVV mirëpritën Kryetaren e GVV dhe njëherit Ministren, Albulena Haxhiu në Prizren ku takuan afaristen nga kompania ‘Dage Perde’ e cila me biznesin e saj i kushton rëndësi fuqizimit të grave.
Në bashkëbisedim me afaristen Fexhrie Kastrati kuptuam që në kompaninë e saj ajo ka të punësuara 32 gra dhe vajza të moshave e komuniteteve të ndryshme dhe së fundmi nga platforma Superpuna ka punësuar edhe 10 gra të tjera.
Si Qendër dhe Qeveri shprehëm mbështetjen tonë për gratë afariste me qëllim që të ndihmojmë në pavarësinë ekonomike të tyre dhe progresin tonë shoqëror”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren./04 Online