Ministria ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë të rënda, shkak temperaturat

0
136
Foto: Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se ka marrë masa lidhur me qarkullimin e automjeteve në vend për shkak të temperaturave të larta.

Zëvendësministri Hysen Durmishi në Facebook ka bërë të ditur se ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.

“Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim:

Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.

Ky vendim vlenë nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Durmishi. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here