Ministria e Shëndetësisë: Komplikimet në zemër më të larta pas infektimit me COVID-19, sesa pas vaksinimit

0
538

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që ta marrin vaksinën anti-COVID, ngase vaksinimi kundër COVID-19 është masë preventive edhe për komplikimet e mundshme në zemër.

MSH thekson se komplikimet në zemër janë më të mëdha pas infektimit me koronavirus, andaj marrja e dozave të vaksinave rekomandohet sepse ndihmon në parandalimin e komplikimeve në zemër.

“Studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid -19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar ngav komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19”, është shkruar në faqen zyrtare të ministrisë.

“Vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19 dhe komplikimeve”, thuhet tutje.

Ministria e Shëndetësisë: Komplikimet në zemër më të larta pas infektimit me COVID-19, sesa pas vaksinimit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here