Ministria e Drejtësisë insiston se Projektligji për Këshillin Prokurorial është në përputhje me Komisionin e Venecias

0
202

Ditë me parë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dërguar për vlerësim në Komisionin e Venecias projektligjin më ndryshime të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Derisa organizatat që monitorojnë proceset e drejtësisë thonë se projektligji i ri ka nene në kundërshtim më Kushtetutën e Kosovës nga Ministria e Drejtësisë thonë se i tërë versioni i ri është bërë në përputhje me këtë institucion ndërkombëtar.

Është njëri nga ligjet më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë, por Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, po del të jetë jo adekuat.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pajtuar me kërkesën e BE-së, që për këtë projektligj të kërkohet edhe opinioni i Komisionit të Venecias.

Por megjithatë, ministria e Drejtësisë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, bashkëpartiake e Konjufcës, insiston se versioni i ri i projektligjit është në përputhje më rekomandimet e  komisionit në fjalë.

Flamur Pireva nga ministria e Drejtësisë ka thënë se “Sa i përket dërgimit të Projektligjit për KPK-në nga ana e kryetarit Konjufca, kjo çështje mbetet në diskrecionin e Kryetarit të Kuvendit se si kryetari ka vlerësuar, por ne e vlerësojmë që versioni i ri i Projektligjit për KPK-në është punuar në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Versioni i ri i Projektligjit tashmë i miratuar në Qeveri, sipas MD-së, gjatë hartimit, është përcjellë me një proces të gjatë të konsultimeve dhe diskutimeve më të gjithë akterët.

Kundër versionit të ri të projektligjit janë edhe organizata joqeveritare.

Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se janë disa pika që bien ndesh më Kushtetuten e vendit.

Makshana nga IKD ka thënë se “me ndryshimet e reja pritet që Këshilli Prokurorial i Kosovës t’i ketë 19 anëtarë, ku anëtarëve aktualë do t’u shtohen edhe 8 anëtarë jo prokurorë. Ne kemi konsideru që këto ndryshime bien ndesh më Kushtetutën e  Kosovës, me strategjinë për sundimin e ligjit dhe me vetë opinionin e Komisionit të Venecias”.

Madje, sipas Makshanës, numri i anëtarëve do të shkaktojë problem në vendimmarrjen e Këshillit Prokurorial.

“Anëtari i 12-të prej anëtarëve jo prokurorë do ta formoj kuorumin në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe kjo do të ndikojë në vendimmarrjen e KPK,  pasi ata do të varen nga shumica e zgjedhur nga Kuvendi e jo nga prokurorët. Kjo do të paraqet një politizim të Këshillit Prokurorial”, tha ai.

Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ishte votuar në Kuvendin e Kosovës, në dy lexime por ai u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Ditë më parë, Qeveria miratoi versionin e dytë të këtij projektligji të cilin tani do ta trajtojë sërish Komisioni i Venecias. /Dukagjini/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here