Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret sot në takim ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.
Zyra e Presidentes Osmani njofton se takimi nis në orën 13:35.
“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftim.
Guler do të pritet në takim edhe nga ministri Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari.
Në orën 10:45 do të mbahet një konferencë për media, siç është bërë e ditur.
“Minisi i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nesër (e martë), më 17 tetor, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yasar Guler (Yaşar Güler). Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet me togun ceremonial të FSK-së. Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete. (mediat marrin vetëm pamje). Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. (mediat marrin vetëm pamje). Pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, Yaşar Güler, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Kosovë gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një vizitë te Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i Turk), ku është informuar rreth aktiviteteve, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit të ministrisë turke, Güler i cili ka arritur në Prishtinë është pritur nga ambasadori turk në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, gjeneral majore Irfete Spahiu nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Özkan Ulutaş, Atasheu Ushtarak Çagdaş Akif Kahraman si dhe zyrtarë të tjerë.
Më pas Güler kaloi në kazermën “Sultan Murat” dhe vizitoi KFOR-in Turk ku u informua rreth aktiviteteve, ndërsa në nder të vizitës së tij mbolli një pemë në oborrin e kazermës.