Ministri shqiptar në Qeverinë malazeze: Çështja e Kosovës është e mbyllur, e paprekur

0
167

Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Qeverinë e Malit të Zi, ka treguar për marrëveshjen të cilën e ka nënshkruar Forumi Shqiptar me qeverinë e re në Podgoricë.

Dukaj ka thënë pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje në Mal të Zi është edhe Kosova.

“Ne kemi bërë një marrëveshje që është shumë e qartë, që e ka nënshkruar vetë (lideri i Frontit Demokratik, Andrija) Mandiq, dhe në atë marrëveshje është shumë e qartë e definuar edhe çështja e Kosovës si çështje e mbyllur, e paprekur. Pastaj integrimi në BE, fuqizimi në NATO, pra rruga euroatlantike e plotfuqishme e Malit të Zi”, tha Dukaj në Klan Kosova.

Ndër të tjera, ai tha se shqiptarët do të dalin nga qeveria nëse kjo marrëveshje nuk respektohet nga qeveria e Milojko Spajiq, sidomos për çështjen e Kosovës.

“Ne si subjekt, si Forum Shqiptar, nuk do të jemi pjesë e atyre tryezave, e mos të flasim marrëveshjeve të qeverive që nuk i respektojnë këto pika për të cilat jemi dakorduar. Nuk do të jemi pjesë e qeverisë, do të dalim nga qeveria (nëse shtrohet çështja e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës). Për ne, Kosova është çështje madhore, sepse po të mos ishte Kosova, shqiptarë në Mal të Zi do të kishte shumë, shumë më pak dhe shumë, shumë më pak do të ishin edhe të shkolluar dhe të integruar. Kosovës s’mund t’ia harrojmë”, deklaroi Dukaj.

Ai tha se shqiptarët duhet të unifikohen më shumë dhe të mos merren me çështje tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here