Ministri Murati jep detaje për rritjen e pagës minimale dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë

0
264

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në mbledhjen e nesërme të Qeverisë, do të miratojnë projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale. Kështu ai tregoi që rroga minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë.

Me këtë rast ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, deklaroi se nga rritja e pagës minimale do të përfitojë rreth 100 mijë qytetarë.

“Në lidhje me përfituesit janë thuajse të gjitha kategoritë të cilat janë përballur më vështirësi gjatë këtyre muajve të cilat do të mbështetën nga Qeveria. Përfitues në radhë të parë do të jenë pensionerët , në pensionin e radhës pra që pritet të shpërndahet në fund të kësaj jave, pastaj edhe pagat për sektorin publik, kurse për punëtorët e sektorit privat duhet të marrim të dhënat në mënyrë që të mundësohet transferimi.

Për t’u përmbushur e tërë pakoja e mbështetjes, pra këto masa na duhet që të kemi edhe disa ndryshime ligjore, pra fillimisht është marrëveshja me Bankën Botërore për mbështetjen e zgjerimit të asistencës sociale, për pagën minimale si dhe ligji për rishikimin e buxhetit, që na mundëson që të kemi këto mjete shtesë për këtë mbështetje shtesë në kuadër të pakos”, tha Murati, transmeton lajmi.net.

Tutje ai theksoi se Ligji për pagën minimale përpos që rrit pagën për të gjithë përfituesit që janë nën nivelin 264 euro, përfiton edhe rritje të pagës Neto në secilin sektor.

“Kushdo që e ka patur pagën mbi 250 euro do të përfitojë rreth 80 euro në vit, apo gjashtë euro në muaj.Ftoj punëdhënësit për rritje të pagave të tyre, pasi nga ana e Qeverisë po ofrohet një mbështetje shtesë e në anën tjetër do të ishte mirë që edhe nga sektori privat të rriten pagat e tyre.Edhe për sektorin publik do të ketë mbështetje të tillë.Bëj thirrje që marrë parasysh rritjen ekonomike që kishim vitin e kaluar dhe atë që presim të kemi këtë vit, bëj thirrje që të ndihmoni edhe ju qytetarët duke blere dhe më shumë produkte vendore sepse kështu ata punësojnë qytetarë.”

“Lus gjithë qytetarët, pensionerët, studentët e familjarët të kërkojnë kuponin fiskal. Mos të paguajnë pa kupon fiskal, sepse në këtë mënyrë ne mbledhim të ardhurat si shtet, e këto të mbledhura i kthejmë tek qytetarët në një formë apo tjetër.Pra duhet kërkuar kuponi fiskal sa herë që bëni blerje.”, përfundoi ministri Murati./Lajmi.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here