Ministri Maqedonci filloi një vizitë zyrtare në SHBA

0
74

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka filluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një ceremoni të veçantë në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, ku prehen të rënët e forcave të armatosura amerikane.

Bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministri Maqedonci vendosi një kurorë lule pranë varrit të ushtarit të panjohur, duke nderuar sakrificën dhe kontributin e forcave amerikane në mbrojtjen e vlerave të lirisë.

Ky akt solemn shënoi fillimin e një vizite që do të kulmojë me konsultimet bilaterale të mbrojtjes, ku do të përcaktohen prioritetet e ardhshme të bashkëpunimit në këtë fushë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Forcimi i marrëdhënieve dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mbetet një prioritet strategjik për Republikën e Kosovës, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here