Ministri Krasniqi e fton Bërnabiqin në takim për të folur për të drejtat e pakicave

0
174

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka çuar ftesë kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.

Krasniqi e ka ftuar Bërnabiqin në takim që të diskutojnë për një model për pakicat në Kosovë, veçanërisht për pakicën serbe.

Pas deklaratës së Bërnabiqit se Serbia është vend model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, Krasniqi ka thënë se do që të diskutojë modelin për të cilin ajo flet dhe funksionimin e tij në Kosovë.

Ai ka thënë se mbetet i hapur për diskutim.

“Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi. Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabić në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe”, ka shkruar ai në Facebook.

Në letrën dërguar Bërnabiqit, Krasniqi ka shkruar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe praktikat e vendit ofrojnë kushtet më të avancuara në rajon dhe Evropë për respektimin e të drejtave të komuniteteve pakicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here